E RE! Mbrojte e plotë UV

Mbrojtje e plotë UV në të gjitha lentet transparente. Gjatë gjithë ditës. Çdo ditë.

Lentet ZEISS me teknologjinë UVProtect.

Gjatë gjithë vitit, çdo ditë, në verë dhe në dimër, në diell, madje dhe në ditët me re. Ne jemi të vetëdijshëm që rrezet UV mund të dëmtojnë lëkurën, por rrezatimi i këtyre rrezeve është gjithashtu i dëmshëm për shëndetin e syrit tuaj.

Edhe pse është i padukshëm, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj rrezeve UV mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme në sy, siç janë kataraktet, degjenerimi makular dhe përshpejtim i plakjes së indeve që rrethojnë sytë.

Një kamera UV shfaq atë që për syrin e njeriut është e padukshme.

Fotografi e shkrepur me një kamera normale.

Fotografi e shkrepur me një kamera UV që tregon lëkurën e dëmtuar.

Rrezet UV midis spektrit 380 dhe 400 nanometër janë shumë të forta dhe janë përgjegjëse për shumicën e dëmtimeve të shkaktuara në sy nga këto rreze. Për këtë arsye organizatat e shëndetit rekomandojnë mbrojtjen deri në 400 nm. Megjithatë, 80% e lenteve transparente nuk ofrojnë mbrojtje të plotë UV.

ZEISS vendos një standart të ri duke ofruar mbrojtje UV në të njëjtin nivel sa një syze dielli në lentet e tyre transparente – mbrojtje e plotë UV deri në 400 nm.

ZEISS dhe teknologjia UVProtect

Full UV protection

Lentet transparente me ZEISS UVProtect shfaqen po aq të errëta sa një syze dielli kur shkrep një fotografi me një kamera UV.

Premtimi i ZEISS

  • Rrezet UV bllokohen plotësisht nga lentja.

  • Mbrojtje e plotë UV e syve dhe lëkurës rreth tyre.

  • Lentet transparente për përdorim të përditshëm ofrojnë të njëjtën mbrojtje nga rrezet UV sa ç'ofron një syze dielli.

Prenoto vizitën falas

Digital campaign by Mediadesk