Aktivitetet individuale kërkojnë zgjidhje të personalizuara.

Lentet Progresive ZEISS Individual 2 u përgjigjen nevojave personale.

Sytë duhet të shikohen si pjesë e një personi të tërë.

Asnjë person nuk është i njëjtë – individët ndryshojnë jo vetëm nga anatomia. Stili dhe preferencat vizive janë të lidhura ngushtë me mënyrën e jetesës tuaj.

E RE! Mbrojte e plotë UV

Lentet Progresive ZEISS Individual 2

Lentet ZEISS Progressive Individual 2 marrin në konsideratë aktivetetet tuaja ditore dhe ofrojnë zgjedhje midis 3 lloje lentesh të ndryshme që ti përshtaten në mënyrë ideale nevojave tuaja.

  • Afër

    E përshtatur për aktivitete të cilat kërkojnë shikimin me kohë të zgjatur për afër.

  • Mesatare

    E përshtatur për aktivitete dinamike dhe distanca shikimi mesatare.

  • E balancuar

    E përshtatur për të gjitha aktivitetet.

Teknologjia IndividualFit™ merr në konsideratë aktivitetet tuaja të përditshme kryesore ndërsa teknologjia Luminance Design™ siguron përshtatjen e madhësisë së pupilës – duke arritur kështu në shikimin natyral më të mirë të mundshëm gjatë ditës dhe natës.

Përfitimet tuaja

  • Shikimi natyral më i mirë i mundshëm krijuar posacërisht për ju dhe aktivitetet tuaja të përditshme, ditën dhe natën
  • Shikim më i qartë dhe shfrytëzim i plotë i pamjes 3D
  • Shumllojshmëri zgjedhjesh në skelete
  • Përshtatje e shpejtë me lentet – në c’do skelet
  • Shikim pa lodhje të syve për lexuesit e medias së printuar dhe përdoruesit e paisjeve dixhitale mbi moshën 40 vjec
  • Fokusim i shpejtë dhe dinamikë e mirë shikimi gjatë tërë kohës, edhe për sfidat e botës së sotme
  • Lente të holla dhe të lehta në peshë

Konsultohuni me okulistin për të përmirësuar shikimin tuaj në këtë botë e cila po shkon drejt zgjidhjeve të krijuara posacërisht për ju.

Momenti kur shikon diçka të cilën më parë nuk mundeshe.
Ky është momenti për të cilin ne punojmë.

Si do ti trajtojnë mjekët pacientët e tyre në të ardhmen? Cfarë roli do të kenë fotot dhe videot në komunikimet e së nesërmes? Këto dhe shumë pyetje të tjera janë ato që vendosin vazhdimisht në lëvizje ZEISS që të arrijë kulmin e përsosmërise.

Si një pioner i teknologjisë inovative dhe një nga liderët botërorë në fushën e optikës dhe optoelektronikës, ZEISS gjithmonë ka sfiduar limitet e imagjinatës njerëzore. Pasioni për përsosmërinë është forca shtytëse e cila qëndron pas gjithë stafit të kompanisë. Me këtë synim gjithnjë në qendër të vëmendjes, ZEISS krijon benefite për klientët e tij dhe frymëzon botën të shikojë gjëra të cilat më para ishin të padukshme.

Prenoto vizitën falas

Digital campaign by Mediadesk