Lentet Individuale Dixhitale ZEISS
Puthiten në mënyrë fiziologjike me çdo person.
Lentet Dixhitale ZEISS – Zgjidhja perfekte për botën moderne dixhitale
Smartphone-t, tabletat, sistemet GPS, interneti – të gjitha këto formojnë botën tonë dixhitale – dhe janë shum sfiduese për syrin e njeriut.
Sic dhe studimet tregojnë që njerëzit i kontrollojnë mesatarisht celularët e tyre c’do gjashtë minuta dhe shikojnë ekranet dixhitale mbi 150 herë në ditë, sytë e tyre duhet të ndryshojnë herë pas here shikimin nga larg në afër. Për shkak të kësaj sfide të përhershme vizive, sytë lodhen. Lentet Dixhitale ZEISS ju vijnë në ndihmë për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.
Cdo njeri është ndryshe – Teknologjia FaceFit përshtat lentet me fiziologjinë e përdoruesit të tyre.
Në mënyrë që të ofrojnë një shikim të qartë në botën dixhitale, parametrat individuale të mbajtësit të tyre janë faktori kyc në ndërtimin e një lenteje ideale. Përshtatja e lentes me anatominë e fytyrës përcakton eksperiencën vizive të një personi kur ai shikon nëpërmjet tyre. Duke qënë se anatomia e fytyrës së cdo kujt është e ndryshme, parametrat e shikimit ndryshojnë.
Nëse një lente nuk përshtatet me parametrat fiziologjike të fytyrës së mbajtësit, ai nuk do të jetë në gjendje të perjetojë të gjithë potencialin që ofron shikimi tre-dimensional, i cili është thelbësor për një perceptim të saktë të distancës. Lentet Dixhitale Individuale ZEISS me Teknologjinë FaceFit mund të pëpunohen në atë mënyrë ku përllogariten të dhënat e skeletit, pozicionimi i lenteve dhe vendi ku skeleti puthitet më mirë në hundë.
Përfitimet e përdoruesit
-
Shikim i pastër dhe i qartë në të dy sytë dhe shfrytëzim i plotë i potencialit viziv 3D
-
Performancë e shkëlqyer vizive në përdorimin e paisjeve dixhitale: më pak lodhje syri, rehati në shikim dhe fokusim më i lehtë i objekteve nga afër
-
Shumëllojshmëri zgjedhjesh në skelete
Teknologjia FaceFit mundëson shfrytëzimin e plotë të pamjes 3D
Anatomia e fytyrës së secilit prej nesh është e ndryshme. Duke mos marrë parasysh faktin që cdo person ka një fytyrë unike mund të ndikojë në cilësinë e shikimit të tyre, cka sjell turbullira ose deformime, sidomos për ata që kanë fuqi shikimi mesatare ose shum të lartë, ose kur ka devijime të mëdha nga parametrat standarte të shikimit. Si rezultat, potenciali viziv 3D dhe perceptimi i saktë i distancave nuk shfrytëzohet plotësisht pasi zona e majtë dhe e djathtë vizive nuk përputhen në mënyrë perfekte. Për këtë arsye është thelbësore të vendosen parametrat e sakta vizive individuale.
Lentja e re Dixhitale Individuale ZEISS i bën ballë sfidave duke përdorur teknologjinë FaceFit. Ato optimizojnë zonat e shikimit duke marrë për bazë të dhënat e skeletit, të dhënat e pozicionimit të pupilës pas lentes dhe puthitjen e skeletit me veshët dhe hundën e mbajtësit të tyre. Duke u marrë parasysh këto të dhëna, arrihet në krijimin e një lenteje të përmirësuar për shikimin dhe fytyrën.
Performancë e lartë vizive e cila vërehet menjëhere.
- Zonat e lenteve janë më të përmirësuara dhe shikimi më i qartë
- Potenciali viziv 3D për perceptimin e distancave shfrytëzohet plotësisht
Rezervo vizitën falas
Bli Online Optika One